• e premte, 05 dhjetor 2025

Së paku 46 persona e humbën jetën në vërshimet në Pakistan

Së paku 46 persona e humbën jetën në vërshimet në Pakistan

Islamabad, 30 qershor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme monsunike të shiut në Pakistan arriti në 46, ndërsa dhjetëra janë të lënduar, lajmëruan agjencitë botërore, duke iu referuar kumtesës nga autoritetet lokale.

Në mesin e viktimave, të cilët e humbln jetën javën e kaluar janë 22 persona në krahinën Hajber-Pahtunhva, 12 në krahinën lindore Penxhab, shtatë në Sindin jugor dhe katër në Beluxhistan, kumtuan nga Organet nacionale për menaxhim me katastrofa dhe shërbime lokale për raste urgjente.

"Pritëm reshje të shiut mbi mesataren gjatë sezonit monsunik dhe i paralajmëruam autorittet të ndërmarrin masa të kujdesit", tha Irfan Virk, zëvendësdrejtor i Sektorit meteorologjik të Pakistanit.

Ai paralajmëroi se parashikimet nuk e përjashtojnë mundësinë për përsëritje të "situatës ekstreme" gjatë vërshimeve katastrofike në vitin 2022. Reshjet e shiut atëherë shkaktuan vërshime në një të tretën e territorit të vendit, me ç'rast jetën e humbën 1.737 persona. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR