• e diel, 22 dhjetor 2024

Së paku 33 persona e humbën jetën, ndërsa 16 janë lënduar në aksidente të veçanta në Afganistan

Së paku 33 persona e humbën jetën, ndërsa 16 janë lënduar në aksidente të veçanta në Afganistan

Islamabad, 28 janar 2024 (MIA) - Së paku 33 persona e humbën jetën, ndërsa 16 janë lënduar në aksidente të veçanta në Afganistanin lindor, kumtuan sot autoritetet lokale.

Në rajonin Sorabi në provincën Kabul, 17 persona, mes të cilëve dy fëmijë dhe katër gra, e humbën jetën në dhjetë ndeshje në autostradën që e lidhë kryeqytetin afgan - Kabulin me provincën lindore Nangahar.

Në aksidente janë lënduar edhe dhjetë persona të cilët janë pranuar në spitale.

Në provincën lindore Lagman kanë ndodhur katër aksidente trafiku në të cilat jetën e kanë humbur 15 persona, ceket në kumtesën e policisë lokale.

Një person e humbi jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar në aksidente rrugore në pjesë të tjera të asaj province.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Afganistan, kryesisht për shkak të kushteve jo të mira në rrugë dhe pakujdesisë së shoferëve në rrugë. ab/

Foto: ЕPА



 

 

QËNDRONI TË LIDHUR