• e hënë, 23 dhjetor 2024

Së paku 32 persona kanë humbur jetën nga zjarri në Qendrën e rehabilitimit nga droga në Iran

Së paku 32 persona kanë humbur jetën nga zjarri në Qendrën e rehabilitimit nga droga në Iran

Teheran, 3 nëntor 2023 (MIA) - Së paku 32 persona kanë humbur, ndërsa 16 janë lënduar në një zjarr të madh që ka përfshirë qendrën e rehabilitimit nga droga në veriun e Iranit, njoftuan sot mediat iraniane.

Policia i heton shkaqet e zjarrit në kampin për heqjen dorë nga opiumi në Langarud, në provicën Gilan në Detin Kaspik, njoftoi agjencia e lajmeve gjysmëzyrtare iraniane Mehr.

Agjencioni Mizan njoftoi se drejtuesit dhe zyrtarët e qendrës janë nën hetim.

Sipas Zyrës së Kombëve të Bashkuara për krim dhe drogë, Irani ka një problem të madh të varësisë në botë, sepse vendi është në rutën kryesore të kontrabandës së opiumit dhe heroinës nga Afganistani në Evropën Perëndimore.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR