Së paku 22 të vdekur në përleshje të reja në Damask, pohon Qendra për monitorim të të drejtave të njeriut
- Njëzet e dy persona janë vrarë në përleshjet në periferi të Damaskut, përderisa grupe të armatosura sulmuan civilë dhe forca të sigurisë, kumtoi sot Qendra për monitorim të të drejtave të njeriut, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:04, 30 prill, 2025
Damask, 30 prill 2025 (MIA) - Njëzet e dy persona janë vrarë në përleshjet në periferi të Damaskut, përderisa grupe të armatosura sulmuan civilë dhe forca të sigurisë, kumtoi sot Qendra për monitorim të të drejtave të njeriut, lajmëroi DPA.
"16 pjesëtarë të forcave siriane të sigurisë dhe gjashtë pjesëtarë të komunitetit druzë janë vrarë gjatë trazirave", deklaroi për DPA-në udhëheqësi i Observatorit sirian për të drejta të njeriut, Rami Abdel Rahman.
Paraprakisht agjencia siriane e lajmeve lajmëroi se janë vrarë 11 persona.
Grupe të armatosura prej dje po shtiejnë ndaj automjeteve civile dhe automjeteve të shërbimit për siguri publike në rrugë, përderisa sulmues të tjerë sulmuan një pikë kontrolli në qytetin Sahnaja, në jug të kryeqytetit, kumtoi agjencia. ab/
Fotо: МIА arkivi