• e shtunë, 14 qershor 2025

Së paku 20 të vdekur nga moti i lig në SHBA

Së paku 20 të vdekur nga moti i lig në SHBA

Sent Luis, 17 maj 2025 (MIA) - Mbi 20 persona e humbën jetën gjatë motit të lig që e goditi perëndimin e mesëm dhe jugun në SHBA.

Në shtetin federal të Kentakit, 14 persona e humbën jetën për shkak të fatkeqësive të motit, ndërsa numri i viktimave me siguri do të rritet, kumtoi guvernatori Endi Beshir.

Paraprakisht, autoritetet lokale në qarkun Lorel kumtuan se nëntë persona e humbën jetën pasi që tornadoja e goditi pjesën juglindore të Kentakit.

Gjatë tornados shumë objekte u rrënuan, ndërsa janë dëmtuar dhe përmbysur shumë automjete. Popullata lokale mori dy paralajmërime për tornado, shkurt para se rajoni të goditej prej tij.

Moti i lig e goditi edhe Misurin, ku jetën e humbln shtatë persona, dhe Viskonsinin, ku disa qindra mijë njerëz mbetën pa rrymë.

Numri i përgjithshëm i të lënduarve nuk dihet, por spitalet në rajon kumtuan se kanë pranuar dhjetëra pacientë, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. ab/

Foto: Х skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR