• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Së paku 12 të arrestuar në protestat e bujqve në Varshavë

Së paku 12 të arrestuar në protestat e bujqve në Varshavë

Varshavë, 6 mars 2024 (MIA) - Së paku 12 persona u arrestuan sot në Varshavë, përderisa disa bujq të cilët protestonin tentuan t'i kalojnë barrierat para ndërtesës së parlamentit dhe të hyjnë në terren, kumtoi policia.

Policët e parandaluan atë, kumtoi policia në X, me ç'rast janë lënduar disa policë.

Televizioni TVN24 shfaqi xhirim nl të cilin demonstruesit hedhin pllaka bekatoni dhe piroteknikë në drejtim të policisë. Policët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Disa mijë bujq sot paradite marshuan deri para ndërtesës së Qeverisë në Varshavë. Kësaj radhe iu bahkuan jo vetëm gjuetarët dhe bletarët, por edhe mbështetësit e spektrit të djathtë politik, tranmeton DPA. ab/

Foto: DPА

QËNDRONI TË LIDHUR