• e martë, 26 nëntor 2024

Së paku 11 të vdekur nga rrëshqitja e tokës në Indonezi, 50 persona konsiderohen të zhdukur

Së paku 11 të vdekur nga rrëshqitja e tokës në Indonezi, 50 persona konsiderohen të zhdukur

Xhakartë, 6 mars 2023 (MIA) - Së paku 11 persona e humbën jetën, ndërsa 50 konsiderohen të zhdukur në rajonin Natuna, në Indonezi, pasi që rrëshitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut ngujuan shtëpi dhe objekte të tjera, kumtoi sot agjencia shtetërore për zbutje të katastrofave.

Përfaqësuesi zyrtar i agjencisë në provincë, Xhunaina deklaroi se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa telekomunikimet në rajon janë ndërprerë, transmetojnë mediumet britanike.

"Moti është i ndryshueshëm, por era ende frynë fuqishëm. Valët e baticës ende janë të larta", tha Xhunaina.

Mediumet britanike kumtuan se të mbijetuarit po evakuohen edhe nga rajoni Sirasan, ndërsa në atë rajon është dërguar edhe ekipi i shpëtimtarëve.

Sipas mediumeve britanike, rajoni i kapluar nga rrëshqitjet e tokës ndodhen në ishullin e largët, pesë orë me anije nga qyteti Natuna. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR