• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rute: NATO-ja dhe Japonia qëndrojnë së bashku në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, lirisë dhe paqes

Rute: NATO-ja dhe Japonia qëndrojnë së bashku në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta, lirisë dhe paqes

Tokio, 9 prill 2025 (MIA) - Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Japonisë është i një rëndësie vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit euroatlantik dhe indo-paqësor, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba në Tokio.

“Rusia vazhdon të bëjë luftë kundër Ukrainës, ekonomia e saj është në baza ushtarake dhe nuk ka hequr dorë nga ambiciet e saj për të riformuar sigurinë evropiane. Ndërkohë, Kina po synon një përforcim të madh ushtarak, duke kërkuar të kontrollojë teknologjitë kyçe, infrastrukturën kritike dhe zinxhirët e furnizimit, dhe duke vazhduar aktivitetet destabilizuese në Indo-paqësor. Ne po shohim gjithashtu se trupat dhe armët e Koresë së Veriut po përdoren kundër Ukrainës, në këmbim të mbështetjes së Rusisë për programet ilegale të armëve të Koresë së Veriut”, tha Rute.

Sipas tij, në këtë botë gjithnjë e më të rrezikshme, NATO-ja dhe Japonia qëndrojnë të vendosur për të mbrojtur vlerat e përbashkëta, lirinë dhe paqen.

"Së bashku, ne e mbështesim Ukrainën, sepse rezultati i kësaj lufte është i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë evropiane, por edhe për stabilitetin global," theksoi Rute.

Ai përshëndeti planin e Japonisë për të investuar në mbrojtje në një nivel prej dy për qind të PBB-së së saj deri në vitin 2027 dhe investimet e saj të vazhdueshme për të pëforcuar forcat e armatosura.

“Ne do të jemi më të sigurt kur të punojmë së bashku”, konkludon Rute.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në Tokio, Rute dhe Ishiba theksuan interesat e përbashkëta strategjike të Japonisë dhe NATO-s dhe vlerat e përbashkëta, si liria, demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit dhe theksuan se partneriteti i tyre është i një rëndësie strategjike për rajonet Euroatlantike dhe Indo-Paqësore.

Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar. Siguria e rajoneve Euro-Atlantike dhe rajoneve të Indo-Paqësorit janë të ndërlidhura dhe ne përballemi me shumë sfida të njëjta. Një NATO e fortë është gjithashtu e dobishme për Japoninë. “Ne ndajmë besimin se në një mjedis të ndryshueshëm dhe të pasigurt të sigurisë, bashkëpunimi i vazhdueshëm Japoni-NATO do të përfitojë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajoneve Euro-Atlantike dhe të Indo-Paqësorit”, thuhet në deklaratën me shkrim.

Ai gjithashtu thekson se NATO-ja dhe Japonia e konsiderojnë agresionin e Rusisë kundër Ukrainës si një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e KB-së dhe se të dyja palët riafirmojnë rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike nga vendet përkatëse për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme.

"Ne dënojmë fuqimisht rritjen e bashkëpunimit ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, duke përfshirë përdorimin e raketave të Koresë së Veriut kundër Ukrainës nga Rusia dhe përfshirjen e trupave të Koresë së Veriut në luftimet në Ukrainë. Ne ndajmë shqetësimin e thellë për çdo mbështetje politike, ushtarake apo ekonomike që Rusia mund t'i ofrojë programeve të armëve të paligjshme të Koresë së Veriut dhe i bëjmë thirrje Rusisë dhe Koresë së Veriut që të ndërpresin menjëherë të gjitha aktivitetet e tilla dhe të respektojnë rezolutat përkatëse të KB-së", thuhet në deklaratë.

Rute dhe Ishiba shprehin gjithashtu shqetësimin për mbështetjen kineze për bazën industriale ruse të mbrojtjes dhe i bëjnë thirrje Kinës që të respektojë ligjin ndërkombëtar, të kundërshtojë përhapjen e rrezikshme të agresionit rus kundër Ukrainës dhe të mbrojë zbatimin e të gjitha rezolutat përkatëse të KB-së.

Dokumenti dënon gjithashtu zhvillimin e programeve të raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut, duke riafirmuar rëndësinë e denuklearizimit të plotë të Koresë së Veriut në përputhje me rezolutat përkatëse të KB-së.

“Ne konfirmojmë rëndësinë e Marrëveshjes për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT) si gur themel i arkitekturës globale për mospërhapjen dhe çarmatimin bërthamor dhe si kornizë për bashkëpunimin ndërkombëtar në ndarjen e përdorimit paqësor të energjisë bërthamore, shkencës dhe teknologjisë”, citohet në deklaratë.

Foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR