Rute: E gjithë NATO-ja, përfshirë edhe SHBA-në, është e përkushtuar në luftën e Ukrainës kundër Rusisë
- – E gjithë NATO-ja, duke përfshirë edhe SHBA-në, është “plotësisht e përkushtuar” në atë që Ukraina të vazhdojë të luftojë kundër pushtimit rus, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, në një intervistë për Rojters.
- Post By Fitore Curri
- 08:13, 26 qershor, 2025
Hagë, 26 qershor 2025 (MIA) – E gjithë NATO-ja, duke përfshirë edhe SHBA-në, është “plotësisht e përkushtuar” në atë që Ukraina të vazhdojë të luftojë kundër pushtimit rus, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, në një intervistë për Rojters.
Duke folur në fund të samitit të NATO-s në Hagë, Rute, dje, gjithashtu, tha se askush në NATO nuk është naiv në lidhje me Rusinë dhe se të gjitha anëtaret e Aleancës “më shumë ose më pak kanë vlerësim të njëjtë” për Moskën.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, mori qëndrim më qetësues ndaj Rusisë në përpjekje që ta përfundojë luftën në Ukrainë, duke ngritur çështje për përkushtimin e SHBA-së ndaj Kievit.
“E gjithë NATO-ja, përfshirë edhe SHBA-në, është plotësisht e përkushtuar në atë që Ukraina të vazhdojë të luftojë, të sigurohet se nëse ka marrëveshje paqësore, ajo marrëveshje paqësore ose armëpushim të jetë e përhershme”, tha ai.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës shtoi se është e qartë se evropianët do të jenë përgjegjës për ndihmë më të madhe ushtarake për Ukrainën.
Por, theksoi ai, SHBA-ja do të vazhdojë të jetë “e përkushtuar fuqishëm në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, ndërsa gjithashtu edhe me mbështetje ushtarake praktike”, përfshirë në potencial sisteme për mbrojtje ajrore.
“Mendoj se pjesëmarrja amerikane do të vazhdojë të jetë e madhe”, tha Rute në intervistën për Rojters.
Administrata e Trampit, gjithashtu, u tha evropianëve se ata duhet ta ndërmarrin përgjegjësinë primare për sigurinë e tyre dhe të mos mbështeten në SHBA-në nëpërmjet NATO-s.
Rute tha se kjo do të jetë e mundur sepse evropianët u angazhuan të ndajnë më shumë për mbrojtje dhe se kjo do të “organizohet mirë” me qëllim që të shmangen lëshime të cilat Rusia do të mund t’i shfrytëzonte.
Vendet – anëtare të NATO-s u pajtuan në samitin në Hagë që t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje në pesë për qind të PBB deri në vitin 2035, siç kërkoi Trampi. fc/
Foto: EPA