• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia vendos masa shtesë të sigurisë në centralin bërthamor Kursk

Rusia vendos masa shtesë të sigurisë në centralin bërthamor Kursk

Kursk, 29 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet në rajonin e Kurskut të Rusisë informojnë se nga sot (29 gusht) do të vendosen masa shtesë të sigurisë në zonën e qytetit Kurçatov dhe termocentralin bërthamor të Kurskut, transmeton Hina.

Hyrja në Kurçatov, ku ndodhet termocentrali, do të kufizohet përkohësisht, shkruan guvernatori rajonal Aleksej Smirnov në platformën sociale Telegram.

Forcat ukrainase më 6 gusht kaluan kufirin perëndimor të Rusisë dhe hyrën në rajonin e Kurskut, duke realizuar një sulm të befasishëm që është ende në vazhdim.

Rusia thotë se objekti jetik është sulmuar vazhdimisht nga forcat ukrainase të cilat gjenden vetëm 40 kilometra largësi.

Ukraina ende nuk u është përgjigjur akuzave.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi pas vizitës së centralit të martën tha se ekziston rreziku i një incidenti bërthamor dhe se situata është e rëndë.

Ai shtoi se centrali është jashtëzakonisht i ndjeshëm sepse nuk ka kupolë mbrojtëse.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR