• e premte, 05 korrik 2024

Rusia vazhdon të bombardojë katër rajone të Ukrainës të cilat ilegalisht i aneksoi

Rusia vazhdon të bombardojë katër rajone të Ukrainës të cilat ilegalisht i aneksoi

Kiev, 7 prill 2023 (MIA) – Forcat ruse sot vazhduan të përdorin raketa, raketahedhës dhe dronë për t'i bombarduar rajonet e Ukrainës të aneksuara ilegalisht nga Moska, por të pakontrolluara plotësisht, duke rezultoi me raste të  vdekjeve, dëmtime të ndërtesave dhe ndërprerje të energjisë elektrike, kumtuan autoritetet ukrainase. 

Armata ukrainase bëri të ditur se nga mëngjesi i djeshëm deri në mëngjesin e sotëm, forcat ruse kanë kryer 18 sulme ajrore, pesë sulme me raketa dhe 53 sulme nga raketahedhës.

 Shtabi i Përgjithshëm i Armatës ukrainase thekson se Rusia pjesën më të madhe të operacioneve të saj i ka drejtuar në lindjen industriale të Ukrainës, duke u fokusuar në vendet  Liman, Bahmut, Avdejevka dhe Marinka në rajonin e Donjeckut.

Shumica e raporteve të sotme nga fronti kishin të bënin me katër rajonet ukrainase të bashkangjitura nga Rusia në shtator (Donjeck, Lugansk, Zaporozhje dhe Herson). 

 Presidenti rus Vladimir Putini kohët e fundit e urdhëroi armatën  e tij të merrte kontrollin e plotë të rajoneve, ndërsa Ukraina ka sinjalizuar se së shpejti do të nisë një kundërofensivë që të kthejë një pjesë të madhe të territorit.

Përfaqësuesit ushtarakë britanikë njoftuan sot se forcat ruse  me siguri kanë hyrë në qendër të Bahmut dhe kanë marrë bregun perëndimor të lumit Bahmutka. 

 Ofensiva tetëmujore e Rusisë ndaj Bahmutit dhe vendosmëria e Ukrainës për të mbrojtur qytetin kanë rezultuar në betejën më të gjatë dhe potencialisht më të përgjakshme në luftën që Putini e filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar. ar/

 Foto: Profili në Tuiter i Armatës ukrainase

 

QËNDRONI TË LIDHUR