Rusia pohon se ka parandaluar sulm me 28 fluturake pa pilot ndaj Krimesë
- Rusia pohon se në orët e hershme të mëngjesit ka parandaluar sulm me 28 fluturake pa pilot në Krime, lajmëroi Skaj Njus.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:33, 18 korrik, 2023
Moskë, 18 korrik 2023 (MIA) - Rusia pohon se në orët e hershme të mëngjesit ka parandaluar sulm me 28 fluturake pa pilot në Krime, lajmëroi Skaj Njus.
Mbrojtja ajrore ruse shkatërroi 17 fluturake pa pilot, ndërsa edhe 11 u hasën nga sistemet për luftë elektronike, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes, cituar nga televizioni britanik.
Shtohet se "sulmi terrorist" nuk ka shkaktuar kurfarë dëmi apo viktima.
Incidenti ka ndodhur një ditë pas sulmit në urën Kerç në Krime, që shkaktoi dëmtime serioze dhe e ndërpreu komunikacionin rrugor mes gadishullit dhe pjesës jugore të Rusisë.
Autoritetet ruse pohojnë se sulmi është kryer me fluturake detare ukrainase pa pilot, nëdrsa në të jetën e humbën dy persona, përderisa një fëmijë është lënduar. ab/
foto: ЕPА