• e premte, 05 dhjetor 2025

Rusia njoftoi se gjatë natës ka rrëzuar 65 dronë ukrainas

Rusia njoftoi se gjatë natës ka rrëzuar 65 dronë ukrainas

Moskë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Mbrojtja ajrore ruse gjatë natës ka kapur dhe shkatërruar 65 dronë ukrainas mbi rajone të Rusisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes ruse. 

"Gjatë natës, mjetet e gatshme të mbrojtjes kundërajrore kapën dhe shkatërruan 65 dronë ukrainase të llojit aeroplan: 18 mbi territorin e rajonit Voroneshkë, 16 mbi territorin e rajonit Rajanzska, 14 mbi territorin e rajonit Bellgorodska, 7 mbi territorin e rajonit Tulska, 4 mbi territorin e rajonit Bërjanska, 3 mbi territorin e rajonit Lipecka, 2 mbi territorin e rajonit Tambovska", thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse. 

Gjithashtu, njoftohet edhe për një dron të rrëzuar mbi gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilën Rusia e ka aneksuar në vitin 2014. /qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR