• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia me bombë rrëshqitëse goditi një ndërtesë në Harkov, tre të vdekur

Rusia me bombë rrëshqitëse goditi një ndërtesë në Harkov, tre të vdekur

Kiev, 24 shtator 2024 (MIA) – Rusia me bombë rrëshqitëse goditi një ndërtesë banimi në qytetin verilindor ukrainas Harkov, me çka humbën jetën të paktën tre persona, ndërsa 31 ishin lënduar, njoftuan autoritetet lokale ukrainase. 

Sulmi, caku i të cilit ishte një rrokaqiell dhe rajone të tjera të banuara, sipas ukrainasve, ishte kryer me ndihmën e bombave.

“Cak i bombave ruse janë ndërtesa banimi, furra, stadiumi ... gjegjësisht përditshmëria e njerëzve të thjeshtë”, deklaroi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski.

Ky sulm ka ndodhur gjatë kohës kur luftërat në pjesën lindore të vendit po intensifikohen, ndërsa forcat ruse e rrethojnë dhe i afrohen qytetit gati të shkatërruar Vuhledar. Pas sulmit në Harkov, Zelenski publikoi fotografi nga një kullë e shkatërruar banesore me vrimë të madhe në mes të ndërtesës, duke ju bërë thirrje aleatëve “që ta ndalin terrorin”. 

Në ndërkohë, në Harkov, persona zyrtarë konfirmuan se Rusia ka sulmuar të paktën katër zona të qytetit, ndërsa ndërtesa e goditur tashmë ishte sulmuar në fillim të luftës. 

Rusia gjithnjë e më shumë po përdor bomba rrëshqitëse, bomba të vjetra sovjetike të pajisura me krahë dhe navigacion satelitor. Ato janë të lira, shkatërruese dhe kyçe për përpjekjet e Rusisë që të marrë në shumë territor në Ukrainë.

Forcat ruse arritën progres të dukshëm në lindje të Ukrainës dhe po i afrohen qytetit Vuledar – qytet i minierave në pjesën jugore të fushëbetejës në Donbas. Rusët po bëjnë përpjekje që ta marrin këtë qytet që nga fillimi i pushtimit të tyre. 

Të hënën, blogerët ushtarakë rusë njoftuan se trupat e Moskës kishin hyrë në periferi të qytetit në rajonin e Donjeckut, përderisa ushtria ukrainase përmendi disa përpjekje që t’i marrë pozicionet e tyre në Vuhledar. 

Në të njëjtën kohë, forcat ruse gjithashtu përparuan në afërsi të Hlibokes, Kupjanskit dhe Pokrovskos, sipas Institutit për Studimin e Luftës, think – thenku amerikan. Kjo organizatë për ndjekjen e konfliktit thotë se forcat ukrainase para pak kohësh kishin përparuar në rajonin Kursk. fc/

Fotografia:”X”

QËNDRONI TË LIDHUR