• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia mbrëmë filloi sulme ajrore në jug dhe lindje të Ukrainës

Rusia mbrëmë filloi sulme ajrore në jug dhe lindje të Ukrainës

Kiev, 18 korrik 2023 (MIA) - Rusia gjatë natës filloi me sulme ajrore mbi Ukrainën jugore dhe lindore duke përdorur dronë dhe raketa balistike, kumtuan herët në mëngjes forcat ajrore të Ukrainës.

 Porti jugor i Odesa dhe rajonet Mikolaiv, Donjeck, Herson, Zaporozhje dhe Dnjepar janë nën kërcënim të sulmit nga dronët rusë, bëri të ditur  Aviacioni Ajror në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Shtohet se Rusia ndoshta përdor armë balistike për t'i sulmuar rajonet Poltava, Çerkasi, Dnjepar, Harkov dhe Kirovograd. 

Oleh Kiper, shef i administratës ushtarake të rajonit Odesa, deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore atje janë të angazhuara në zmbrapsjen e sulmeve nga dronët rusë. 

 "Ekziston një probabilitet nga disa valë sulmesh," tha Kiper në Telegram. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR