Rusia kumtoi se ka neutralizuar 17 dronë ukrainas
- Forcat ruse mbrëmë kanë netralizuar 17 drone ukrainase, qëllimi i të cilave ka qenë shkatërrimi i depos për derivate në rajonin Rostov, në jug të vendit, ku gjendet shtabi ushtarak të operacionit rus në Ukrainë.
- Post By Besnik Shuki
- 09:36, 15 maj, 2024
Moskë, 15 maj 2024 (MIA) - Forcat ruse mbrëmë kanë netralizuar 17 drone ukrainase, qëllimi i të cilave ka qenë shkatërrimi i depos për derivate në rajonin Rostov, në jug të vendit, ku gjendet shtabi ushtarak të operacionit rus në Ukrainë.
"Gjatë natës janë penguar disa tentime të regjimit në Kiev që të kryejë sulme terroriste ndaj caqeve në territorin e Rusisë", qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Siç thuhet në kumtesë, sistemet mbrojtëse të Rusisë shkatërruan 17 dronë në disa rajone kufitare të Ukrainës, si dhe dhjetë raketa ATACMS mbi gadishullin Krime.
Në rajonin Rostov, dy dronë kanë dëmtuar një depo për derivate dhe shkaktuan shpërthime, publikoi guvernatori lokal, Vasilij Gollubev në Telegram. bsh/
Foto: MIA arkiv