• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia kërkon takim të Këshillit të ANEB-së për shkak të sulmeve ndaj centralit bërthamor Zaporozhje

Rusia kërkon takim të Këshillit të ANEB-së për shkak të sulmeve ndaj centralit bërthamor Zaporozhje

Moskë, 9 prill 2024 (MIA) - Me kërkesë të Rusisë, për të enjten është konvokuar takim urgjent i Këshillit 35-anëtarësh drejtues të Agjencisë ndërkombëtare për energjisë bërthamore (ANEB) për të diskutuar për sulmet ndaj termocentralin bërthamor Zaporozhje në Ukrainë, i cili është nën kontroll të Moskës.

Centrali, i cili është më i madhi në Evropë, pardje u sulmua nga dronë, të cilët kanë goditur ndërtesën e njërit prej reaktorëve, kumtoi ANEB, duke shtuar se siguria bërthamore nuk është prekur.

Rusia dhe Ukraina vazhdimisht akuzojnë njëra tjetrën për sulme ndaj termocentralit bërthamor Zaporozhje dhe të dy anët e mohojnë këtë.

Ambasadori rus në ANEB, Mihail Uljanov, mbrëmë deklaroi se vendi i tij ka konvokuar takim urgjent të Këshillit drejtues "në lidhje me sulmet dhe provokimet e fundit nga forcat e armatosura të Ukrainës kundër termocentralit bërthamor Zaporozhje".

ANEB ende nuk e ka konfirmuar datën e takimit. Rregullat e Këshillit drejtues thonë se çdo vend në të duke përfshirë edhe Rusinë, mund të konvokojë takim. E mërkura është ditë pushimi në Kombet e Bashkuara dhe në Vjenë për shkak të festës së Fitër Bajramit, me të cilën shënohet fundi i muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këshilli drejtues është organi më i lartë vendimmarrës i ANEB-së dhe takohet më shumë se një herë në vit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR