• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia e shqetësuar pas sulmit iranian ndaj Izraelit, beri thirrje për përmbajtje të Lindjes së Afërt

Rusia e shqetësuar pas sulmit iranian ndaj Izraelit, beri thirrje për përmbajtje të Lindjes së Afërt

Moskë, 14 prill 2024 (MIA) - Ministria ruse e Punëve të jashtme sot shprehu shqetësim për sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit dhe bëri thirrje për përmbajtje të Lindjes së Afërt.

"Natën e 14 prillit mbi Izraelin u lëshuan një numër i madh i raketave dhe droneve. Ministria iraniane e Punëve të Jashtme kumtoi se ky sulm është kryer në kuadër të së drejtës së vetëmbrojtjes në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së në përgjigje të sulmeve ndaj objektivave iraniane në rajon, duke përfshirë edhe sulmin në ndërtesën e Departamentit konsullor të Ambasadës iraniane në Damask më 1 prill, të cilin Rusia e dënoi ashpër, por, për fat të keqm për shkak të marrëdhënieve të anëtarëve perëndimorë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk mundi t'i përgjigjet në mënyrë adekuate sulmit ndaj përfaqësisë konsullore iraniane" theksohet në kumtesën e MPJ-së ruse.

Nga atje kujtojnë se Rusa vazhdimisht ka paralajmëruar se moszgjidhja e situatave të shumta të krizës në Lindjen e Afërt, në radhë të parë konflikti palestinezo-izraelit, do të çojë në rritje të tensioneve.

Ministria i këshillon qytetarët e vet që ndodhen në Izrael dhe në vendet fqinje, kryesisht në Jordani, Liban dhe Siti, të jenë të kujdesshëm dhe t'u përmbahen mesazheve të tyre dhe rekomandimeve praktike. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR