Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 185 të burgosur lufte dhe 20 civilë
- - Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur lufte sipas formulës 185 për 185, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:49, 2 tetor, 2025
Moskë, 2 tetor 2025 (MIA) - Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur lufte sipas formulës 185 për 185, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.
Në njoftim thuhet se, përveç 185 ushtarëve ukrainas të kapur, Rusia ka liruar edhe 20 civilë, raportuan mediat ruse.
"Në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura më 23 korrik në Stamboll, 185 ushtarë rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi në Kiev. Në këmbim, u transferuan 185 të burgosur lufte të forcave të armatosura të Ukrainës. Përveç kësaj, u kthyen edhe 20 civilë“, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Për momentin, ushtarët dhe civilët rusë ndodhen në territorin e Bjellorusisë, ku u është ofruar ndihma e nevojshme psikologjike dhe mjekësore.
Sipas raporteve, të gjithë ushtarët dhe civilët rusë të kthyer do të transportohen në Rusi për trajtim dhe rehabilitim në institucione mjekësore. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s