• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rusët sot sulmuan gjashtë rajone të Ukrainës, Borel duhej të strehohej

Rusët sot sulmuan gjashtë rajone të Ukrainës, Borel duhej të strehohej

Kiev, 7 shkurt 2024 (MIA) - Së paku pesë civilë e humbën jetën, ndërsa pothuajse 50 janë plagosur në sulmin rus sot në mëngjes me raketa dhe dronë në gjashtë rajone në mbarë Ukrainën, kumtuan sonte autoritetet lokale.

Cak i sulmeve ishin tre qytete të mëdha, mes të cilave edhe Kievi, ku shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borel sot bisedoi për ndihmë ushtarake dhe mbështetje financiare për Ukrainën.

Borel tha se ditën e ka kaluar në strehimore, të cilën e përshkroi si pjesë të "realitetit të përditshëm" të ukrainës pas pothuajse dy viteve rezistencë ndaj invazionit rus.

ushtria ukrainase kumtoi se ka hasur 44 nga 64 dronë dhe predha ruse në sulmin e sotëm. 

Ukrainës urgjentisht i nevojitet ndihmë nga Perëndimi sepse po përballet me mungesë të municionit dhe ushtarëve. Financimi afatgjatë i huaj është sjellë në pikëpyetje, sepse dje dështoi tentimi i fundit në Senatin amerikan për t'u arritur marrëveshje për ndihmë Ukrainës.

Misioni vëzhgues i KB-së për të drejta të njeriut në Ukrainë sot kumtoi se numri i viktimave civile në luftë sërish ka fillaur të rritet pas rënies së vitit të kalaur.

Misioni ka evidentuar se muajin e kalaur janë vrarë 158 civilë, ndërsa 483 janë plagosur, që është rritje për 37 për qind në raport me nëntorin. prej fillimit të luftës, mbi 10.000 civilë e kanë humbur jetën, ndërsa pothuajse 20.000 janë plagosur. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR