• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Rusët njoftuan se kanë rrëzuar drone ukrainase mbi rajonet Bellgorod dhe Kursk

Rusët njoftuan se kanë rrëzuar  drone ukrainase mbi rajonet Bellgorod dhe Kursk

Moskë, 26 shtator 2023 (MIA) - Njësitë ruse për mbrojtje kundërajrore mbrëmë vonë zmbrapsën disa sulme të droneve ukrainase mbi rajonet Bellgorod dhe Kursk, duke shkatërruar së paku 11 drone, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në disa postime të veçanta në aplikacionin Telegram, Ministria publikoi se shtatë drone janë rrëzuar mbi rajonin Bellgorod dhe katër mbi Kurskin. Nuk ka informacione për dëme eventuale ose viktima.

Rajonet Bellgorod dhe Kursk kufizohen me Ukrainën dhe vazhdimisht ishin cak i sulmeve me drone gjatë luftës që Rusia e filloi kundër fqiut të saj në shkurt të vitit 2022.

Ukraina rrallë herë ka marrë përgjegjësi për sulme në territorin rus ose në territorin nën kontroll të Rusisë në Ukrainë, por në muajt e fundit filloi të tregojë se shkatërrimi i infrastrukturës ushtarake ruse ndihmon në kundërofensivën e Kievit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s



 

QËNDRONI TË LIDHUR