• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rubio: SHBA do të vlerësojë kërkesat e Rusisë për armëpushim në Detin e Zi

Rubio: SHBA do të vlerësojë kërkesat e Rusisë për armëpushim në Detin e Zi

Uashington, 27 mars 2025 (MIA) - SHBA-ja do të vlerësojnë kërkesat e Rusisë pasi Moska shprehu dakordim në parim për armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në Detin e Zi për të siguruar lundrim të sigurt, deklaroi mbrëmë Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio.

Pas bisedimeve në Arabinë Saudite, SHBA-ja njoftoi marrëveshje speciale në Detin e Zi me Ukrainën dhe Rusinë për të garantuar lundrim të sigurt, për të ndaluar sulmet dhe për të parandaluar përdorimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake.

Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp i cili mori detyrën më 20 janar, ka bërë presion për t'i dhënë fund luftës mes të një afrimi të shpejtë me Moskën që ka alarmuar Kievin dhe aleatët e tij evropianë.

“Pas takimit tonë në Arabinë Saudite, rusët detajuan një sërë kushtesh që ata duan të plotësohen në mënyrë që ne ta bëjmë këtë, kështu që ne do ta vlerësojmë”, deklaroi Rubio gjatë një vizite dje në Xhamajka.

Ai shtoi se zyrtarët amerikanë do të punojnë për të "kuptuar më plotësisht se cili është pozicioni rus ose çfarë duan në këmbim dhe më pas ne do t'ia paraqesim atë presidentit Tramp" dhe do të merret një vendim për hapin tjetër.

Kërkesat e Rusisë janë të njohura. Kushtet e përshkruara në deklaratën e Kremlinit të martën, përfshirë heqjen e kufizimeve dhe sanksioneve ndaj një banke të madhe bujqësore, eksportuesve të plehrave dhe ushqimit, si dhe për anijet ruse të transportit, reflektojnë kryesisht kërkesat e vendosura nga Moska dy vjet më parë gjatë negociatave për zgjatjen e traktatit të Detit të Zi i cili për herë të parë u përfundua në korrik 2022. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR