• e enjte, 17 korrik 2025

Rruga nga Podmolja deri në Ohër do të hapet sonte për komunikacion

Rruga nga Podmolja deri në Ohër do të hapet sonte për komunikacion

 Shkup, 21 qershor 2025 (MIA) - Nga sonte do të lëshohet për komunikacion për të gjitha automjetetet segmenti nga Podmolja deri në Ohër, si pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër, informoi Ministria e Transportit.

Me këtë rast, siç theksojnë, zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore Koce Trajanovski sot inspektuan ndërtimin e këtij segmenti.

"U konstatua se ndërtimi i autostradës po zhvillohet sipas dinamikës së dakorduar, pavarësisht problemeve të shumta në të kaluarën. Ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë ishte në një ngecje të plotë gjatë kohës së LSDM-së dhe BDI-së, për 7 vjet nuk u punua asgjë. Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së, puna filloi me ritëm të plotë dhe pritet që e gjithë autostrada Ohër-Kërçovë të vihet në funksion deri në fund të vitit 2026", njoftoi Ministria e Transportit.

 

Seksioni Podmolje - Ohër u mbyll për komunikacion sipas regjimit të përkohshëm të miratuar me qëllim përfundimin e ndërtimit të tij. Ndërkohë, komunikacioni u zhvillua në rrugën e vjetër rajonale.

 Foto: Ministria e Transportit

 

QËNDRONI TË LIDHUR