• e premte, 28 qershor 2024

Rruga lokale rreth Liqenit të Mavrovës nesër prej orës 9 deri në orën 16 do të jetë e mbyllur për komunikacion

Rruga lokale rreth Liqenit të Mavrovës nesër prej orës 9 deri në orën 16 do të jetë e mbyllur për komunikacion

Gostivar, 7 shtator 2023 (MIA) - Rruga rajonale nga fshati Mavrovë deri në fshatin Leunovë nesër do të jetë e mbyllur për komunikacion plotësisht për shkak të mbajtjes së garës së çiklizmit. Policia do të ndërmarrë masa për sigurimin e ngjarjes dhe do ta rregullojë komunikacionin.

Nga SPB Tetovë informojnë se nesër prej orës 9 deri në orën 16 e 30 minuta në shtrirjen nga fshati Mavrovë deri në fshatin Leunovë do të mbahet garë tradicionale e çiklizimit me rastin e festës 8 Shtatori, në të cilën do të marrin pjesë disa kategori të garuesve. 

"Në atë kohë, qarkullimi në këtë rrugë do të ndalohet plotësisht dhe përveç rojeve të organizatorit, për sigurinë e pjesëmarrësve dhe shikuesve do ta kujdesen më shumë policë dhe automjete të SPB Tetovë, të cilat do të angazhohen për atë qëllim", bëjnë të ditur nga SPB Tetovë.

Nga atje u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në garë që të respektojnë shenjat dhe pajisjet e tjera të vendosura nga organizatori, ndërsa shoferët - plotësisht ta respektojnë ndalesën në periudhën derisa zgjat gara. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR