Rruga deri në Liqenin e Berovës është e kalueshme, punohet në pastrimin e rrugës Berovë- Strumicë
- Rruga deri në Liqenin e Berovës është e kalueshme dhe është pastruar nga Ekipet e Njësisë territoriale kundër zjarreve -Berovë dhe nga NP "Rrugët e Maqedonisë", informon Komuna e Berovës, pasi reshjet e borës "paralizuan" pjesë të rrugëve në rajonin e Maleshevës.
- Post By Fami Bajrami
- 17:59, 16 dhjetor, 2023
Berovë, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Rruga deri në Liqenin e Berovës është e kalueshme dhe është pastruar nga Ekipet e Njësisë territoriale kundër zjarreve -Berovë dhe nga NP "Rrugët e Maqedonisë", informon Komuna e Berovës, pasi reshjet e borës "paralizuan" pjesë të rrugëve në rajonin e Maleshevës.
Prej atje shtojnë se deri te lagja turistike Ablanicë është e kalueshme gjysma e rrugës, ndërsa ekipi i “Rrugëve të Maqedonisë” ende është duke punuar në largimin e pemëve të rrëzuara në rrugën Berovë-Strumicë.
“Apelojmë ose më saktë rekomandojmë që vozitësit t'i anulojnë lëvizjet e parapara në këtë drejtim rrugor”, theksuan nga Komuna e Berovës.
Situatë e ngjashme është edhe me Liqenin e Berovës ku sipas informacioneve të pushtetit lokal rruga është e pastër deri në hotelin VIP.
Ata theksuan se ekipet e kujdestarisë janë në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.
Foto: MIA