• e diel, 22 dhjetor 2024

Rruga 6 në Bardovce dy javë pa ujë, sipas autoriteteve po punohet për zgjidhjen e problemit

Rruga 6 në Bardovce dy javë pa ujë, sipas autoriteteve po punohet për zgjidhjen e problemit

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Banorët e rrugës 6 në Bardovce të Komunës së Karposhit kanë mbetur pa ujë këto ditë. Ekipet e MIA-s kanë vizituar këtë pjesë të vendbanimit, ku banorët kanë treguar se nuk kanë ujë për nevoja elementare, ndërsa problemi ekziston për gati dy javë.

"Në shekullin e 21-të nuk kemi një gjë elementare, e ajo është uji. Nuk kemi asnjë pikë ujë për të pirë. Ne kemi një fëmijë të vogël në shtëpi. Ky është një problem real dhe po kërkojmë zgjidhje të menjëhershme, tha për MIA-n një banor i rrugës 6.

Ai theksoi se vazhdimisht thërret në NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, por nga aty janë me arsyetimin se po ujiten oborret dhe po mbushen pishinat. Ata apelojnë që banorët të kenë durim.

Banori tjetër na shpjegoi se është një problem që ekziston 15 vitet e fundit, kryesisht në periudhën e verës.

 

Banorët pohojnë se bëhet fjalë për rreth 200 shtëpi që kanë mbetur pa ujë këto ditë.

Siç thonë ata, kanë kontaktuar edhe me kryetarin e Komunës së Karposhit, por ai është përgjigjur se problemi nuk është në juridiksionin e tij dhe se do të kontaktojë me përgjegjësit që të zgjidhet.

Në të njëjtën kohë, banorët për MIA-n kanë theksuar edhe miratimet për ndërtimin e shtëpive tipike në këtë pjesë.

Në lidhje me këtë pyetje, nga Komuna e Karposhit për MIA-n janë përgjigjur se në zonën e fshatit Bardovcë vitin e kaluar janë dhënë 64 leje për ndërtimin e shtëpive tipike për një investitor nga Turqia dhe se për të njëjtën është informuar edhe NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” Shkup, si institucion kompetent për sigurimin e infrastrukturës primare për furnizimin me ujë.

Како резултат на пандемијата со коронавирус и воведениот полициски час, Општина Карпош објавува Јавен повик и пријава за онлајн работа и достава на продукти од храна од маркети, ресторани, пр

 

“Nga aty jemi njoftuar se po ndërmerren veprime që ky problem të zgjidhet sa më shpejt”, thanë për MIA-n nga Komuna e Karposhit.

 

null

Në lidhje me këtë çështje MIA i dërgoi pyetje edhe NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” Shkup, nga ku na informuan se me rritjen e temperaturave rritet edhe konsumi i ujit. Nga aty thonë se në periudhën e verës është i zakonshëm përdorimi joracional i tij, me ujitje të shpeshta të oborreve, mbushje pishinash etj., çka sjell edhe uljen e presionit në vende të caktuara. Ata thonë se janë bërë kontrolle pas denoncimit të qytetarëve dhe se nuk është konstatuar problem me funksionimin e pompave. ls/

Bisera Trajkovska, Haris Sulejman

Foto/Video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR