Rrugë të reja 60 kilometra deri në fund të këtij muaji, paralajmëroi kryeministri
- Deri në fund të këtij muaji pritet të përfundojnë 60 kilometra rrugë të reja në tri lokacione të ndryshme, paralajmëroi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit në pikën kufitare "Markova Noga" në kufirin Maqedoni-Greqi.
- Post By Fami Bajrami
- 15:23, 12 mars, 2025

Resnjë, 12 mars 2025 (MIA) - Deri në fund të këtij muaji pritet të përfundojnë 60 kilometra rrugë të reja në tri lokacione të ndryshme, paralajmëroi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit në pikën kufitare "Markova Noga" në kufirin Maqedoni-Greqi.
Rrugë me gjatësi prej 60 kilometrave po ndërtohen dhe rikonstruohen në akset Gostivar-Bukojçan, Prilep-Manastir dhe Tetovë-Gostivar. Mickoski kumtoi se janë zgjidhur marrëdhëniet pronësore-juridike. Ndërtimi i rrugëve do të mundësojë lidhje më të mirë mes qyteteve dhe destinacioneve turistike.
"E gjithë kjo duket impresive, sepse deri në fund të muajit presim një front të ri prej 60 kilometrash dhe punojmë në tri lokacione paralele, Gostivar-Bukojçan, Prilep-Manastir dhe Tetovë-Gostivar, 60 kilometra front me marrëdhënie të zgjidhura pronësore-juridike, diçka që qeveria e mëparshme as nuk mund ta paramendonte brenda dy-tre vitesh, e tani është zgjidhur në pak muaj. Dhe është mirë që këto projekte do të realizohen dhe e mira është që qytetarët do të mund t'i përdorin dhe të komunikojnë të sigurt nga një qytet në tjetrin dhe gjëja normale është e mirë për sezonin turistik në Ohër, sepse edhe qendrat tona turistike, jo vetëm Ohri, por edhe tjerat, në mënyrë më të shpejtë turistët do të mund të arrijnë në vendet e tjera turistike", deklaroi Mickoski. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s