• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Rrugë të përmbytura në Kumanovë, derdhje e mundshme e lumit Pçinja

Rrugë të përmbytura në Kumanovë, derdhje e mundshme e lumit Pçinja

Kumanovë, 16 qershor 2023 (MIA) - Mot i ligë me shira të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar pasditen e sotme ka goditur Kumanovën me rrethinë. Rrugët në pjesën qendrore janë përmbytur, pasi pusetat nuk kanë absorbuar sasinë e madhe të ujit, ndërsa era e fuqishme ka shkulur edhe disa drunj.

"Ekipet e Ndërmarrjes publike 'Pastrim dhe gjelbërim" intervenuan në disa vende, pastrojnë sipërfaqet publike dhe riparojnë pasojat", informoi kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se Shërbimi hidrometeorologjik ka regjistruar rritje të niveleve të ujit të lumit Pçinja në fshatin Pelincë.

 

"Paralajmërojmë për derdhje të mundshme lokale në pjesën e sipërme të lumit Pçinja dhe njëkohësisht për shkak të rritjes së nivelit të ujit është e mundur që uji të krijojë më shumë presion mbi disa nga urat", theksohet në kumtesën e QMK-së.

Забележан е зголемен водостој на реката Пчиња во Пелинце и на хидролошката станица на Крива Река во Крива Паланка, информира Центарот за управување со кризи (ЦУК).

 

Sipas QMK-së, madje ekziston mundësia e derdhjes së lumit Kriva Reka në fshatrat Kleçovcë dhe Strezovcë para Pçnijës.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR