Rrjetëzimi nga janari lirohet për shtatë për qind, Bislimovski pret që çmimi përfundimtar i rrymës për amvisëritë të mos jetë më i shtrenjtë se një për qind
- – Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) mori vendim me të cilin çmimi i MEPSO-s për transmetimin e energjisë elektrike nga 1 janari rritet për 5,68 për qind, çmimi për shpërndarjen e Elektrodistribuimit ulet për 5,52 për qind, ndërsa çmimi i operatorit në tregun e energjisë elektrike MEMO rritet në 19,8 për qind.
- Post By Fitore Curri
- 14:27, 2 dhjetor, 2024
Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) – Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) mori vendim me të cilin çmimi i MEPSO-s për transmetimin e energjisë elektrike nga 1 janari rritet për 5,68 për qind, çmimi për shpërndarjen e Elektrodistribuimit ulet për 5,52 për qind, ndërsa çmimi i operatorit në tregun e energjisë elektrike MEMO rritet në 19,8 për qind.
Ndikimi i çmimit të MEPSO-s për transmetim të energjisë elektrike ndaj çmimit përfundimtar sipas të cilit konsumatorët i paguajnë faturat e rrymës është 4 për qind, çmimi i shpërndarjes ndikon 33 për qind ndaj çmimit përfundimtar, ndërsa çmimi i MEMO ndikon vetëm 0,19 për qind. Në përgjithësi tre zërat ndikojnë me 38 për qind ndaj çmimit përfundimtar për konsumatorët.
“Pjesa e rrjetëzimit që paguajnë amvisëritë dhe numri më i madh i konsumatorëve të vegjël ulet me shtatë për qind. Duke pasur parasysh se tashmë e dimë çmimin që ka ofruar EMV në tenderin e furnizuesit universal, i cili është 62 euro për megavat orë dhe mbulon 100 për qind të sasive totale të planifikuara, nuk pres që të ketë rritje më të madhe të çmimit të rrymës për amvisëri për mbi një për qind”, tha në konferencën e sotme për media, kryetari i KRRE, Marko Bislimoski.
Arritëm, shtoi, ta ulim rrjetëzimin për shkak të asaj që disa kompani kishin më shumë fitim të realizuar nga ajo që është miratuar nga KRRE dhe kjo na mundësoi të jemi në situatë të tillë të favorshme. Për momentin, amvisëritë e paguajnë rrjetin për 2,3 denarë, ndërsa nga 1 janari do të jetë 2,14 denarë për kilovat orë energji elektrike të shpenzuar.
“Pas miratimit të këtyre vendimeve gjatë ditëve në vijim, EVN Houm si furnizues universal në KRRE do t’i dorëzojë në kontroll çmimet përfundimtare për amvisëritë dhe për konsumatorët e vegjël”, sqaroi Bislimoski.
Borxhi prej 40 milionë drejt Elektrodistribuimit, siç tha, thashme tre vite me radhë paguhet dhe në vitet e ardhshme do t’i kthehet kompanisë përmes çmimeve për shpërndarje të energjisë elektrike.
“Tani për ne është më e rëndësishme të sigurojmë stabilitet çmimesh, para së gjithash për amvisëritë, por edhe në periudhën e ardhshme duhet të fokusohemi në stabilizimin e EMV-së. Si Rregullator, edhe pse nuk kemi ndikim në çmimet e ofruara nga EMV në tenderët në periudhën e ardhshme, do të synojmë në çdo mënyrë që të ndihmojmë në stabilizimin e situatës financiare në EMV. Ne do të marrim masa dhe do të dërgojmë sinjale në tregun e energjisë elektrike për t'i siguruar EMV-së sasi më të mëdha për të shitur në tregun e lirë në vendin ku çmimet janë shumë më të larta se ato që ofrohen për furnizuesin universal, por në të njëjtën kohë EMV do të duhet të punon në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike”, tha Bislimoski.
Përndryshe, MEPSO nga KRRE kërkoi rritje të çmimit për transmetim të energjisë elektrike prej 50,58 për qind, MEMO për 78,58 për qind, ndërsa Elektrodistribuimi parashtroi të dhëna në të cilat nuk ishin përfshirë shpenzimet për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes sepse nuk ishte përfunduar procedura për furnizim të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve. fc/
Fotografia: MIA