• e diel, 22 dhjetor 2024

Rritje e pranisë policore në komunën Qendër për siguri më të madhe

Rritje e pranisë policore në komunën Qendër për siguri më të madhe

Shkup, 12 korrik 2024 (MIA)- Nëpunës policorë të SPB Shkup kanë filluar ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të përforcuara për ruajtjen e situatës të mirë të sigurisë në zonën qendrore të qytetit, përmes pranisë parandaluese të policisë.

Qëllimi është ruajtja e rendit dhe qetësisë publike si dhe parandalimi i kryerjes së veprave penale dhe kundërvajtjeve në disa lokacione ndër të cilave dhe parku “Qyteti i drurit” në Debar Mahallë, këndet e lojërave për fëmijë në rr. “Naroden Front” dhe në rr. “Vasil Gjorgjov”, furra “Silbo”, “Porta Maqedonia”, etj.

Përveç kësaj janë realizuar edhe kontrolle pas së cilave janë ndërmarrë 25 masa nga Ligji për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligji për automjete në rr. “Naroden Front”, rr. “Orce Nikollov” dhe rr. “Boemska”, me automjetin special “merimangë” janë transportuar gjashtë automjete si dhe janë legjitimuar 24 persona.

Rritja e pranisë policore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, thonë në MPB.

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR