• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritje e numrit të të sëmurëve nga gripi, Komisioni për sëmundje infektive me rekomandime

Rritje e numrit të të sëmurëve nga gripi, Komisioni për sëmundje infektive me rekomandime

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Mbajtje e obliguar e maskave mbrojtëse në instituciuonet shëndetësore dhe në shtëpitë për persona të moshuar dhe ndalesë të vizitave në spitale dhe shtëpi, të cilat përkujdesen për persona të moshuar, rekomandon Komisioni për sëmundje infektive.

Kryetari i Komisionit, Aleksandar Petliçkovski në deklaratë për mediume të dhënë pas seancës së Komisionit, tha se në këtë moment ka rritje të numrit të rasteve të gripit, por se për momentin nuk ekziston rrezik për gjendjen e përgjithshme shëndetësore publike.

"Lidhur me gjendjen me grip për momentin kemi rritje të numrit të rasteve edhe në krahasim me javën e kaluar edhe në krahasim me numrin mesatar të rasteve në 13 vitet e kaluara. Kemi hyrë në sezonin e influencës dhe sërish duhet të mendojmë për mbrojtje të personave më të cenueshëm, e ata janë personat e moshuar mbi 65-vjeç, njerëzit me sëmundje kronike dhe atyre u bëjmë thirrje, nëse gjatë periudhës së kaluar nuk kanë bërë vaksinim, të mbrohen me marrjen e vaksinës kundër gripit", tha Petliçkovski.  

Gripi, siç tha, e ka tejkaluar numrin e rasteve me Kovid-19, i cili është në rënie. Lidhur me kollën e mirë tha se në vend mbeten dy rastet e regjistruara.

Drejtoresha e Klinikës infektive, Milena Stevanoviq informoi se nga fillimi i sezonit, kanë vdekur gjashtë persona me grip.

"Rasti i fundit, bëhet fjalë për femër të rreth 45/46 vjeçare me komorbiditete. Në këtë moment, shtatë persona janë hospitalizuar në Klinikën infektive, pesë me vërtetim, ndërsa për dy pritet. Gjashtë persona janë hospitalizuar me Kovid-19", sqaroi Stevanoviq. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR