• e premte, 05 dhjetor 2025

Rritja lineare e pensioneve para deputetëve, fillimi i seancës shtyhet për në mesditë

Rritja lineare e pensioneve para deputetëve, fillimi i seancës shtyhet për në mesditë

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) -Kuvendi përsëri para fillimit të seancës së re të 63-të me kërkesë të së Majtës, bëri pauzë njëorëshe, ndaj së cilës reagoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, i cili tha se puna e plenumit po shtyhet qëllimisht sepse partia opozitare nuk po merr përgjigje për një pyetje nga shërbimi parlamentar.

Micevski theksoi se sot gjithashtu një seancë tjetër është edhe Propozim ligji për lëshimin e vauçerëve me vlerë, me procedurë të shkurtuar, me të cilin do të mundësohen vauçerë për 55.000 studentë.

 

Пратеникот од ВМРО-ДПМНЕ Никола Мицевски денеска, во рамки на собраниската седница за избор на новата влада, ги повика колегите од турските партии да му се приклучат на владејачкото мнозинств

Micevski theksoi se në rendin e ditës të kësaj seance janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit  për Sigurim pensional dhe invalidor, me çka do të mundësohet rritje lineare e pensioneve, dhe me këtë në nivel vjetor buxheti i dy pensionistëve në një familje do të ishte më i madh edhe për 3000 euro.

Deputeti Borislav Kërmov nga e Majta, i cili kërkoi një orë ndërprerje për shkak se shërbimet parlamentare nuk po i përgjigjeshin kërkesës së koleges së tyre Jovana Mojskoska për shpenzimet e udhëtimit, tha se Micevski e keqpërdori vërejtjen procedurale për qëllime politike.

Në Kuvend për sot është caktuar një seancë e re e 63-ta - dhe vazhdim të dy seancave të tjera. ls/

Foto: Arkiv

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR