• e martë, 05 nëntor 2024

Rritja e pensioneve në mars të vitit të ardhshëm do të thotë rritje e shpenzimeve për 862 milionë denarë në muaj

Rritja e pensioneve në mars të vitit të ardhshëm do të thotë rritje e shpenzimeve për 862 milionë denarë në muaj

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Rritja e pensioneve për 2.500 denarë në mars të vitit të ardhshëm do të thotë rritje e shpenzimeve buxhetore për 862 milionë denarë në muaj ose për 14 milionë euro, tha sot drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPIM), Nikolla Memov.

Siç informoi Memov, për muajin shtator, transferet e Qeverisë ndaj FSPIM-it kanë qenë 3,6 miliardë denarë, ndërsa për pagesën e pensioneve në muajin tetor janë rreth 3,2 miliardë denarë.

"Rritja aktuale për 2.500 denarë, nga 1 shtatori, në shumën totale nga buxheti nënkupton rritje të pensioneve për 11,2 për qind", theksoi drejtori, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen Platforma: 100% kushtuar për ty - "Masat dhe politikat për promovimin e shëndetësisë, politikave sociale, demografisë dhe rinisë".

Sipas tij, në fund të vitit, deficiti buxhetor pritet të balancohet, gjegjësisht të zvogëlohet në 35-36 për qind për shkak të pritshmërisë më të madhe të hyrjeve në bazë të të hyrave prej 18,6 për qind nga kontributet.

Memov përmendi dhe se mjetet në shtyllën e dytë pensionale duke përfshirë dhe shtatorin e këtij viti janë mbi 2.5 miliardë euro.

"Siguruesit duhet të jenë të sigurt që shteti të kujdeset për sistemin pensional dhe të garantojë pagesën e pensioneve për një periudhë më të gjatë, theksoi drejtori i FSPIM-it. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s dhe print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR