• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Evropën Lindore dhe Qendrore, mijëra të evakuuar në Çeki

Rritet numri i viktimave nga vërshimet në Evropën Lindore dhe Qendrore, mijëra të evakuuar në Çeki

 Varshavë, 16 shtator 2024 (MIA) - Një person është mbytur në jugperëndim të Polinisë, ndërsa mijëra janë evakuuar përmes kufirit në Çeki, për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që vazhdon të bjerë në gjithë Evropën Qendrore, duke shkaktuar vërshime në disa rajone. 

 Pas disa ditëve me shi të shkaktuara nga cikloni Boris, lumenjtë nga Polonia deri në Rumani janë tejmbushur, ku të shtunën janë gjetu katër të vdekur. 

Një çerek milioni amvisëri në Çeki kanë mbetur pa rrymë për shkak të shiut dhe erërave të forta. Policia çeke njoftoi se është në kërkim të tre personave të cilët ishin në makinën e cila të shtunën ra në lumin Stariq në Lipovo Lazna, 235 kilometra në lindje të Pragës. 

 Një person e ka humbur jetën në rajonin Klloxhko, për të cilën Donald Tusk tha se është rajoni më rëndë i goditur, me 1.600 persona të evakuuar. 

 "Gjendja është shumë dramatike", deklaroi Tusk të dielën pas mbledhjes në qytetin Klloxhko, i cili ishte pjesërisht i zhytur pasi niveli i ujit të lumit lokal u rrit në 665 centimetra, shumë mbi nivelin alarmues prej 240.

 Niveli i ujit e ka kaluar nivelin rekord të vërejtur gjatë përmbytjeve të rënda të vitit 1997, të cilat pjesërisht e dëmtuan qytetin dhe shkaktuan vdekjen e 56 personave në Poloni. 

 

Shërbimi i zjarrëfikësve në rajon njoftoi se deri të delën në mëngjes janë evakuuar 1.900 persona dhe se shumë rrugë janë bllokuar. 

 Autoritetet në Rumani njoftuan se shiu ishte me intensitet më të vogël se sa të shtunën, kur në vërshime jetën e kanë humbur pesë persona dhe janë dëmtuar 5.000 shtëpi. Qytete dhe fshatra në shtatë qarqe në gjithë Rumaninë lindore u goditën, ndërsa njësia për raste urgjente njoftoi se ende po gjurmon për dy persona të humbur. qa/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR