Rritet numri i turistëve të huaj, ndërsa ulet i atyre vendor
- Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në janar të vitit 2025 është 49 870, prej të cilëve 36.8 për qind janë turistë vendor dhe 63.2 për qind turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në janar të vitit 2025 është 106 894, prej të cilëve 42.5 për qind janë turistë vendor dhe 57.5 për qind janë turistë të huaj.
- Post By Sara Ademi
- 12:43, 11 mars, 2025

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve në janar të vitit 2025 është 49 870, prej të cilëve 36.8 për qind janë turistë vendor dhe 63.2 për qind turistë të huaj. Numri i netëve të kaluara në janar të vitit 2025 është 106 894, prej të cilëve 42.5 për qind janë turistë vendor dhe 57.5 për qind janë turistë të huaj.
Numri i përgjithshëm i turistëve në janar 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak është rritur për 4.4 për qind, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 4.7 për qind.
Numri i turistëve vendor në janar 2025, krahasuar të njëtjën periudhë të vitit paraprak, është zvogëluar për 4.9 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 10.8 për qind.
Numri i bujtjeve të turistëve vendor në janar 2025, krahasuar me janarin 2024, është zvogëluar për 7.9 për qind, dhe numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 16.5 për qind. sa/
foto: MIA