• e premte, 05 dhjetor 2025

Rritet numri i turistëve që e vizitojnë Maqedoninë

Rritet numri i turistëve që e vizitojnë Maqedoninë

Shkup, 15 gusht 2025 (MIA)- Në 6 muajt e parë kemi pasur rreth 13.5 për qind rritje krahasuar me 6 muajt e mëparshëm të vitit të kaluar dhe në pjesën e turistëve të huaj pothuajse 20 për qind rritje, thotë kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së  gazetarëve.

Kryeministri Mickoski theksoi se me qasje të organizuar dhe përkushtim po arrihen rezultate në sektorin e turizmit.

“E di çfarë kemi punuar në këto 6 muaj dhe pas këtij sezoni turistik që do të përfundojë,  jashtë sezonit turistik, në qendrat tona kryesore turistike sërish do të kemi mysafirë – në një numër prej disa dhjetëra mijëra, të cilët do të gjenerojnë disa qindra mijëra net-qëndrime. Po flas për një numër prej 40, 50, 60 mijë mysafirësh jashtë sezonës dhe për 150, 200, deri në 300 mijë net-qëndrime – diçka që nuk e kemi pasur në të kaluarën” tha ai.

“Kështu qasja e organizuar po jep rezultate. Tani duhet të përballemi edhe me atë që po ndodh rreth Ohrit, liqenit të Ohrit dhe UNESKO-s. Kemi marrë një periudhë kohore në të cilën duhet t’i eliminojmë mangësitë që varen nga ne. Ne tashmë kemi formuar një ekip i cili do të fillojë të merret seriozisht me këtë problematikë. Prandaj, ne si Qeveri mund të bëjmë, është vendimtare", tha Mickoski.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR