• e diel, 22 dhjetor 2024

Rritet numri i turistëve

Rritet numri i turistëve

Shkup, 12 qershor 2023 (MIA)- Numri i turistëve në prill të vitit 2023 është 69 934, nga të cilët 25.8 % janë turistë vendor, ndërsa 74.2 % turistë të huaj, informon Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Numri i bujtjeve në prill të vitit 2023 është 130 702, nga të cilat 28.4 % janë turistë vendor dhe 71.6 % turistë të huaj.

Në periudhën janar - prill 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 24.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rënie prej 3.6 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 46.1 %.

Në periudhën janar - prill 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 13.6 % edhe atë: te turistët vendor ka rënie prej 4.8 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 29.0 %.

QËNDRONI TË LIDHUR