• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritet numri i polakëve që konsiderojnë se shteti duhet të ndihmojë edhe me dërgimin e trupave në Ukrainë

Rritet numri i polakëve që konsiderojnë se shteti duhet të ndihmojë edhe me dërgimin e trupave në Ukrainë

Varshavë, 25 mars 2024 (MIA) - Mes polakëve po rritet gatishmëria për vullnetarizëm, si dhe ushtarë që shteti do të dërgonte për të luftuar në Ukrainë, ndërsa sipas një sondazhi të kryer për mediat lokale, sot 9,4 për qind nga të anketuarit besojnë se Polonia duhet të ndihmojë edhe me dërgimin e ushtarëve të saj, pasi vitin e kaluar nuk ka pasur fare mbështetje.

"Vitin e kaluar dhe tani bëmë të njëjtën pyetje: Çfarë ndihme duhet t'i ofrojmë Ukrainës. Në anketën e kaluar, aspak nuk ka pasur gatishmëri për dërgimin e trupave polake, ndërsa vetëm 3,4 për qind shprehën mbështetjen e tyre për lejimin e polakëve të luftojnë si vullnetarë në anën e Ukrainës", kujton radiostacioni polak RMF FM në ueb sajtin e saj ku së bashku me gazetën “Djenik Gazeta Pravna”  është përgatitur një anketë e re.

Për atë që shteti të lejojë polakët të shërbejnë në ushtrinë ukrainase janë prononcuar 27.1 për qind e qytetarëve.

Mbështetja më e madhe edhe më tej është për dërgimin e ndihmave humanitare e cila mbështetet nga 75 për qind e të anketuarve, ndërsa 67.6 për qind besojnë se Polonia duhet ta furnizojë Ukrainën me armë, jo vetëm me municion, por edhe tanke apo aeroplanë për t'u mbrojtur kundër agresionit rus. qa/

Foto: arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR