• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rritet niveli i ujit të Liqenit të Dojranit dhe i Treskës

Rritet niveli i ujit të Liqenit të Dojranit dhe i Treskës

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Për dy centimetra është rritur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit, ndërsa dy nivelet e dy liqeneve të tjerë natyror në vend janë të njëjta si dje, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Megjithatë, niveli i ujit në liqenin e Dojranit është më i ulët për 75 centimetra se sa mesatarja shumëvjeçare për muajin qershor. Më të ulëta janë edhe nivelet e liqeneve të Ohrit dhe Prespës edhe atë për 12 centimetra në liqenin e Ohrit, apo për 1,96 metra në liqenin e Prespës.

Për dallim nga liqenet, pothuajse të gjithë lumenjtë në vend kanë nivel më të lartë të ujit se sa mesatarja dhe zakonisht kanë rritje të butë të nivelit në krahasim me dje. Rritje më të madhe e nivelit të ujit në krahasim me dje - thuajse dyfish ka lumi Treska në pikën e matjes afër Makedonski Brodit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR