• e diel, 06 tetor 2024

Rritet niveli i ujit të disa lumenjve, liqenet në kuadër të mesatares për muajin korrik

Rritet niveli i ujit të disa lumenjve, liqenet në kuadër të mesatares për muajin korrik

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Nivelet e disa lumenjve në vend, tek të cilat sot janë bërë matjet hidrologjike, tregojnë vlera më të larta se mesatarja e muajit korrik.

Sipas Drejtorisl për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), rritje ka në Vardar në afërsi të Jegunovcës, Shkupit, Velesit dhe Demir Kapisë, në Treskë afër Makedonski Brodit, në Pçinjë afër Banjës së Katllanovës, në Strumicë afër Sushevës, si dhe në Crnarekë afër Novacit...

Rënie minimale të nivelit të ujit në krahasim me mesataren e muajit korrik vërehet në lumin Drini i Zi afër Lozhanit, në Sateskë afër Botunit dhe në Bregallnicë afër Berovës.

Sipas matjeve të sotme, nivelet e ujit të liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë brenda kufirit mesatar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR