• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rritet niveli i ujit në Liqenin e Prespës

Rritet niveli i ujit në Liqenin e Prespës

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Për një centimetër është rritur niveli i Liqenit të Prespës, ndërsa nivelet e dy liqeve tjera natyrore në vend janë të njejta sikur dje, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Përveç kësaj, niveli i Liqenit të Prespës është 1,98 metra më i ulët nga mesatarja për marsin. Më i ulët se mesatarja, dhe atë për 26 centimetra është edhe niveli i Liqenit të Ohrit, ndërsa  niveli i ujit të liqenit të Dojranit është për 2,41 metra më i lartë nga mesatarja për këtë periudhë  të vitit. 

Nivelet e shumicës së lumenjve në vend janë gjithashtu më të ulëta se mesatarja, të cilët zakonisht kanë një rritje apo ulje të lehtë të nivelit të ujit në krahasim me ditën e djeshme. Rritje më të madhe në nivelin prej 38 centimetra krahasuar me ditën e djeshme ka lumi Treska në pikën matëse afër Makedonski Brodit, ndërsa rënien më të madhe prej gjashtë centimetrash e ka në Pçinjë afër Banjës së Katllanovës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR