Rritet niveli i lumenjve, liqeneve në kuadër të mesatares së qershorit
- Nivel i rritur i lumenjve në raport me mesataren për qershorin është shënuar sot në lumin Vardar në Veles dhe në Demir Kapi, në lumin Treska në Makedonski Brod, Pçinja në Banjën e Katllanovës, në lumin Strumicë në Suheshvë, në Lumin e zi në Novac, si edhe në lumin Sateska në Botun.

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Nivel i rritur i lumenjve në raport me mesataren për qershorin është shënuar sot në lumin Vardar në Veles dhe në Demir Kapi, në lumin Treska në Makedonski Brod, Pçinja në Banjën e Katllanovës, në lumin Strumicë në Suheshvë, në Lumin e zi në Novac, si edhe në lumin Sateska në Botun.
Të dhënat e Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike tregojnë se ulje minimale të nivelit ka në lumin Lepenc.
Niveli i liqeneve të Ohrit, Prespës dhe Dojranit sipas matjeve të sotme, është në kuadër të mesatares.
Foto: Arkivi i MIA-s