• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritet interesimi për imunizim nga gripi sezonal në rajonin e Dibrës, deri më tani janë aplikuar rreth 400 doza

Rritet interesimi për imunizim nga gripi sezonal në rajonin e Dibrës, deri më tani janë aplikuar rreth 400 doza

Dibër, 28 tetor 2024 (MIA) - Në rajonin e Dibrës rritet numri i personave të cilët paraqiten në aplikacionin vakcinacija.mk, por edhe i atyre të cilët imunizohen kundër gripit sezonal edhe me vaksina komerciale, konfirmojnë nga njësia e Dibrës për shëndet publik.

Sipas mjekes Violeta Shehu, procesi po zhvillohet rrjedhshëm, janë aplikuar rreth 400 doza të vaksinave, vetëm gjatë ditës së djeshme 90, kryesisht tek të sëmurët kronik dhe personat mbi 65 vjeç dhe tek asnjë qytetar nuk është vërejtur ndonjë efekt i padëshiruar.

"Mbi 70 për qind e të vaksinuarve janë banorë të komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, të cilat i mbulon njësia jonë me aktivitetin e vet, përqindja tjetër janë banorë të rajonit të Rekës së Poshtme, komuna Mavrovë Rostushë, si dhe qytetarë dhe banorë ttë qyteteve të tjera të cilët në këtë periudhë ndodhen në vendlindjet e tyre, ndërkaq të cilët në aplikacion e kanë cekur Dibrën si pikë vaksinimi", theksoi Shehu.

Shton se disponojnë me sasi të caktuar ndërkaq nëse ka nevojë, do të furnizohen me doza shtesë dhe e prësëritë thirrjen drejtuar qytetarëve të vaksinohen sepse kjo është mbrojtja më e mirë.

Vitin e kaluar u shpenzuan mbi 600 doza, që është numri më i madh. Këtë vit pritet që ai numër të jetë akoma më i madh. ab/

Fotо: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR