Rritet intensiteti i komunikacionit në VK Bogorodicë dhe Tabanoc
- Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.
- Post By Sara Ademi
- 09:18, 21 korrik, 2024

Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është rritur, informojnë nga LAMM.
Shënohet intensitet më i madh i komunikacionit në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s