• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rritet çmimi i benzinës BS-98, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë

Rritet çmimi i benzinës BS-98, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Çmimi i benzinës EUROSUPER BS - 95 prej sonte në mesnatë do të rritet për 1,5 denarë për një litër, ndërsa për një denar i karburantit dizel EURODIZEL BS (D-E V) dhe i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës. 

Çmimi i ri i EUROSUPER BS - 98 do të jetë 87 denarë për një litër, i EURODIZEL BS (D-E V) 77 denarë për një litër, ndërsa 76 denarë do të kushtojë një litër Vaj Ekstra i Lehtë.Nuk ndryshon çmimi i benzinës EUROSUPER BS - 95, gjegjësisht do të shitet nga 85 denarë për një litër. 

Rritje të çmimit ka edhe të mazuti М-1 SU NS çmimi me pakicë i të cilit rritet për 0,979 denarë për një kilogram dhe do të jetë 44,776 denarë.

Me Vendimin e KRRE-së bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,33 për qind në raport me vendimin nga data 22 e këtij muaji. 

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 3,940 për qind, te nafta për 1,082 për qind, te vaji ekstra i lehtë rritja është për 1,316 për qind dhe te mazuti për 2,483 për qind. Kursi i denarit në krahasim me dollarin gjatë periudhës së kaluar sipas të cilit janë formuar çmimet me përllogaritjen paraprake është më i lartë për 0,028 për qind, sqaron KRRE. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR