• e diel, 22 dhjetor 2024

Rriten kreditë konsumatore, banesore, automobilistike dhe kreditë e llogarive vijuese në mars

Rriten kreditë konsumatore, banesore, automobilistike dhe kreditë e llogarive vijuese në mars

Shkup, 19 prill 2024 (MIA) - Kreditë e përgjithshme, në mars kanë shënuar rritje mujore prej 0,3 për qind për shkak të kreditimit të rritur në sektorin "amvisëri". Rritja vjetore arrin 6,1 për qind dhe ka të bëjë me kreditet më të larta në dy sektorët, me kontribut të madh në sektorin "amvisëri", publikoi sot Banka Popullore.  

Kreditet e amvislrive janë rritur për 0,5 për qind në bazë mujore, gjatë rritjes vjetore prej 6,8 për qind. Rritja mujore dhe vjetore, thekson BP, janë rezultat i kreditimit të rritur në denarë dhe në bazë valutë të huaj, me kontribut më të madh në kreditet në valutë të huaj   

Tek kreditet në sektorin korporativ në mars nuk ka ndryshime në krahasim me muajin parapraki. në bazë vjetore, është shënuar rritje prej 5,4 përqindëve, e cila në tërësi del nga kreditimi i rritur në denarë në kushte të rënies së kredive në valutë të huaj.  

"Në mars të vitit 2024, shikuar sipas qëllimit të kredisë për individët, kredia konsumatore dhe ajo për banesa, si kategoritë më të përfaqësuara, shënuan rritje mujore përkatësisht 0.4 për qind dhe 1 për qind, me rritje vjetore prej 5.8 për qind dhe 10,4 për qind, respektivisht. Kreditë për automjete këtë muaj u rritën përkatësisht për 1,8 për qind dhe 13,1 për qind në bazë mujore dhe vjetore, ndërsa kreditë me kartë krediti u ulën përkatësisht për 0,8 për qind dhe 6,8 për qind në bazë mujore dhe vjetore. Në muajin mars, bilancet negative të llogarive rrjedhëse shënuan rritje mujore prej 2.3 për qind, me një rritje vjetore prej 6,1 për qind. Sa i përket kredive të miratuara për baza të tjera, ka një rënie mujore prej 1,7 për qind, ndërsa në bazë vjetore ato janë ulur për 21,2 për qind", informon BP.

Depozitat e përgjithshme në mars, janë zvogëluar për 0,9 për qind në bazë mujore, në tërësi si rezultat i rënies së depozitave në sektorin korporativ, gjatë rritjes së depozitave në sektorin "amvisëri". Krahasuar në bazë vjetore, është realizuar rritje prej 9,3 për qind, për shkak të depozitave të rritura në dy sektorët, me kontribut më të shprehur ndar rritjes së depozitave në sektorin "amvisëri".

Sipas Bankës Popullore, gjithsej depozitat e individëve në muajin mars janë rritur për 0,1 për qind dhe 8,7 për qind në baza mujore dhe vjetore, përkatësisht. Rritja në të dyja bazat vjen si pasojë e rritjes së depozitave afatgjata dhe parave depozituese, në kushtet e rënies së vërejtur të depozitave afatshkurtra.

Në muajin mars, depozitat e përgjithshme në sektorin korporativ janë ulur për 2,4 për qind në bazë mujore. Ndryshimi në rënie vjen kryesisht nga reduktimi i parasë depozituese, me rënie shtesë të depozitave afatshkurtra dhe në kushte të rritjes së depozitave afatgjata. Në nivel vjetor, depozitat e sektorit korporativ janë rritur për 12,2 për qind, më së shumti si rezultat i rritjes së parave depozituese, depozitave afatshkurtra në valutë dhe depozitave afatgjata në denarë, me një kontribut pozitiv shtesë edhe të komponentëve të tjerë. mb/

Foto. BP, printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR