• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Rriten çmimet e shërbimeve hotelierike

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar - qershor 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 13,3 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin 2022 është rritur për 2,8 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në qershor 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur për 12,2 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në qershor 2023 krahasuar me majin 2023 është rritur për 0,3 për qind. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqime për 0,2, Pije Alkoolike për 1 dhe Pije Joalkoolike për 0,5 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR