Rriten çmimet e produkteve industriale në tregun vendor
- Çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë në tregun vendor në muajin shtator të vitit 2025 janë rritur 1,2 për qind krahasuar me muajin paraprak, ndërsa për 5,6 për qind krahasur me muajin shtator të vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror i statistkës.
Shkup, 28 tetor 2025 (MIA) - Çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë në tregun vendor në muajin shtator të vitit 2025 janë rritur 1,2 për qind krahasuar me muajin paraprak, ndërsa për 5,6 për qind krahasur me muajin shtator të vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror i statistkës.
Në shtator të këtij vitit në krahasim me gushtin e këtij viti rritje të çmimeve të shitjes së prodhuesve industriale në tregun vendor është regjistruar te grupet Mallra jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 1,9 për qind, Energjia për 1,7 për qind dhe poduktet intermediare përveç energjisë për 0,1 për qind.

Të dhënat e ESHS për çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë në tregun vendor në muajin shtator krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar tregojnë se ka rritje në grupet Energjia për 7,3 për qind, Mallra jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 7,2 për qind dhe Produkte intermediare, përveç energjisë për 3,1 për qind. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s, printskrin nga raporti i ESHS-së