• e premte, 05 dhjetor 2025

Rripi i Gazës: Ndërmjetësit po tentojnë t'i tejkalojnë dallimet në negociatat paqesore

Rripi i Gazës: Ndërmjetësit po tentojnë t'i tejkalojnë dallimet në negociatat paqesore

Dubai, 14 korrik 2025 (MIA) - Ndërmjetësit e përfshirë në negociatat për armëpuhsim në Rripin e Gazës po tentojnë t'i tejkalojnë dallimet mes delegacioneve izraelite dhe palestineze pas një jave negociatash indirekte në Katar, deklaroi sot një funksionar anonim, i afërt me bisedat.

"Ndërmjetësit po kërkojnë në mënyrë aktive të kërkojnë mekanizma të rinj për të ndihmuar tejkalimin e dallimeve të mbetura dhe për të ruajtur momentumin e negociatave", tha funksionari.

Nga ana tjetër, lëvizja palestineze Hamas sot akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu se po refuzon të arrijë marrëveshje për armëpushim në Gazë.

"Netanjahu është i shkathët në lëshimin e një raundi negociatash pas tjetrit dhe refuzimin për të arritur marrëveshje armëpushimi", njofton Hamasi.

Lufta në Rripin e Gazës filloi në tetor të vitit 2023. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR