• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rreth një milion turistë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit

Rreth një milion turistë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë në dy muajt e parë të vitit

Tiranë, 6 mars 2024 (MIA) - Ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kumtoi se në dy muajt e parë të këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar rreth një milion turistë të huaj, që është 41 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Sipas saj, vetëm në muajin shkurt vendin e kanë vizituar 480.539 turistë të huaj, ose 55 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

"Shifrat e muajit shkurt janë fantastike, me 55 për qind  më shumë vizitorë se shkurti i vitit të kaluar, duke bërë që Shqipëria të presë rreth 1 milion turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, shkruan ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Shifrat e larta hyrëse gjatë muajve të dimrit (janar-shkurt), vlerëson ajo, konfirmojnë tendencat për ta vizituar Shqipërinë si atraksion gjithëvjetor dhe jo më sezonal i lidhur me turizmin e bregdetit

Vitin e kaluar është regjistruar një numër rekord i turistëve, mbi 7,5 milionë që është 35 për qind më shumë krahasuar me vitin 2023. ls/ 

Foto: Fesjbuk i Kumbaros.

 

QËNDRONI TË LIDHUR